Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike Boshnjake, u pyet edhe lidhur me incidentin e përgjakshëm në Haraçinë. Ai e quajti akt kriminal ngjarjen ku mbetën të plagosur dy persona, ndërsa cak ishte kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi.
Ahmeti tha se nuk beson se ka prapavijë politike dhe fton organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet.
I pyetur për ngatërresat që kanë pasur ish kryetari i komunës Brahim Ajvazi me kryetarin aktual Ridvan Ibrahimi, Ahmeti tha se është bërë e pamundura që këta dy të pajtohen.
“Sigurisht që është biseduar më herët, për t’i tejkaluar sa i takon dallimeve mes z.Ajvazi dhe kryetarit të komunës, por ne kemi bërë të pamundurën, por ja që nuk ka funksionuar e gjithë ajo që e kemi bërë”, theksoi Ahmeti.
Data 27.06.2026
Aktuale
- Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete
- Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
- LSDM: Pas shpërbërjes së ZNAM-it, Mickoski po krijon një satelit të ri politik
- “Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë të Ramës!”- Belind Këlliçi: ‘Albanian Files’, projekt për ndarjen e plaçkës në Shqipëri!
- “‘Libri rozë’ i Edi Ramës” – Auron Tare: Autokracitë nuk kënaqen duke sunduar njerëzit, ato kërkojnë të robërojnë peizazhin edhe kujtesën historike
- Analiza/ Preç Zogaj: Protesta është e padështueshme! Pse tubimi është euroatlantik dhe amerikanistë! Problemin me Kushner e krijuan ata që ofruan një pronë të ‘minuar’
- Protesta e 28-të kundër qeverisë, Edlira Çepani: Bulizmi politik nuk është zgjidhje për problematikat! Institucionet t’u kthejnë përgjigje protestuesve
- Këmbimi valutor 27 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera


