Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, z. Mats Stafanson.
Lideri i BDIsë Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth zhvillimeve paszgjedhore në Maqedoni dhe prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të vendit.
Kryetari i BDIsë Ahmeti shtjelloi qëndrimet programore të BDI duke thënë se barazia në vend e bën shoqërinë më të qēndrueshme, ndërsa përgjegjësinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, integrimin, reformat, marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të marrin përsipër të gjithë.
Z. Ahmeti nënvizoi se BDI është e fokusuar në bashkëpunimin me partitë parlamentare shqiptare rreth platformës së përbashkët kombëtare, ndërsa për momentin nuk zhvillon bisedime për koalicion qeverisës as me VMROnë e as me LSDMnë, por dialogun e vetëm që po realizon BDI është me komunitetin ndërkombëtar dhe partitë shqiptare.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson diskutuan edhe për zhvillimet gjepolitike rajonale dhe globale si dhe ndikimin e tyre mbi Maqedoninë.
Data 26.06.2026
Aktuale
- LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë bëhet për karrige dhe biznese
- Misajllovski paralajmëron marrëveshje të re kolektive: Do të ketë rritje të pagave në Ushtri
- Atentati ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja, dënohet me burg përjetë Plaurent Dervishaj! Ja sa vite do të bëjë Julian Meçe
- Aplikimi për kreditë e buta në Tiranë, si do të funksionojë faza e dytë dhe ku do dorëzohen dokumentet
- Temperaturat sot deri në 37 gradë, fundjava sjell valë të re të të nxehtit
- Tragjedi në New York: Gjyshja dyshohet se vrau vajzën dhe 4 nipërit e mbesat
- Premtuan drejtësi, kaluan 18 vite – Çfarë ndodhi me Rastin “Alfa”?
- Petar Bogojeski: “Emri ‘Veriu’ po përdoret në mënyrë të paligjshme në Maqedoni”

