Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) e ndan neverinë, shokun dhe zemërimin e opinionit publik lidhur me fjalët e shqiptuara nga “gazetari” Sasho Ordanoski me një gjuhë eksplicite urrejtjeje dhe fyerjeje ndaj shtetarëve të huaj, çka përbën shkelje si të Kodit Penal vendas, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare që mbron reputacionin dhe nderin e shtetarëve nga sulme të tilla. Ky akt është veçanërisht i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Republikën e Maqedonisë, statusin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe, në fund të fundit, për sigurinë e saj si anëtare e NATO-s.
Sasho Ordanoski, si i ftuar në emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5 TV, i transmetuar më 20.02.2025, në disa raste deklaroi se politika e presidentit amerikan Donald Trump është naziste dhe reketuese, e quajti atë analfabet, ndërsa në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe për nënpresidentin J.D. Vance dhe për Shefin e Departamentit për Efiçencën Qeveritare, Elon Musk.
Në vitin 2008, Maqedonia nënshkroi një Marrëveshje për Partneritet Strategjik me SHBA-në, me të cilën mori përsipër edhe obligimin, ndër të tjera, të kujdeset për reputacionin dhe nderin si të Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe të shtetarëve që e udhëheqin atë shtet.
Njëkohësisht, Maqedonia është anëtare e NATO-s, ku bën pjesë edhe SHBA si partner i Maqedonisë dhe, sipas opinionit demokratik, lider joformal i asaj organizate.
Qytetarët amerikanë në zgjedhje vendosën që shtetin ta udhëheqin presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti J.D. Vance, me politikën që votuesit e tyre kanë mbështetur.
Kualifikimi i presidentit dhe nënpresidentit amerikan si nazistë, analfabetë, reketues e të ngjashme është një fyerje dhe një etiketim për të gjithë shtetin amerikan.
Me këtë përhapje publike të gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe dëmtimit të nderit dhe reputacionit të Trumpit, Vance-it, Musk-ut dhe shtetit amerikan, Sasho Ordanoski e ka futur shtetin maqedonas dhe interesat e tij shtetërore në një situatë ku do të duhet të mbrohen nga ky lloj gjuhe urrejtjeje, përpara opinionit vendas dhe ndërkombëtar, me pasoja jashtëzakonisht serioze.
Shteti maqedonas, para së gjithash, Prokuroria, e cila është e detyruar të kujdeset për mbrojtjen e ligjit dhe interesave shtetërore, duhet të reagojë menjëherë mbi këtë rast, duke hapur një procedurë me përparësi dhe urgjencë maksimale, përpara se të fillojnë të vijnë përgjigje dhe pasoja nga pala e prekur në Uashington.
Gjuha e urrejtjes e përdorur nga Sasho Ordanoski është veçanërisht e rëndë, sepse bëhet fjalë për një person që ka qenë pjesë e organizatave joqeveritare të mbështetura me fonde amerikane, si Transparency Macedonia dhe të tjera, dhe që shpesh del në opinion, ndaj është krejtësisht e pritshme që kjo gjuhë urrejtjeje të përsëritet, ndërsa pasojat e saj të bëhen edhe më të rënda.
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) këtë protestë kundër kësaj gjuhe jashtëzakonisht të rrezikshme të urrejtjes, me rrezik të lartë për pasoja për shtetin dhe statusin e tij, do ta dërgojë jo vetëm te opinioni publik, por edhe te Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, te Kabineti i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, te Kabineti i Nënpresidentit të SHBA-së J.D. Vance, si dhe te Kabineti i Shefit të Departamentit për Efiçencën Qeveritare, Elon Musk.
Data 22.02.2025
Aktuale
- Masat e BE-së: Pse Albin Kurti po qëndron i palëkundur përballë sanksioneve
- Zbardhet vrasja e Fatbardh Licit!/ SPAK çon pas hekurave Safet Bajrin! Nga shpërthimi i motobombës në tregun e Shkodrës, te masakra e Dobraçit, 7 vitet e përgjakshme mes dy fiseve
- “40% duan të emigrojnë!” – Spiralja e largimit të mjekëve, pasojat në ekonominë e vendit! Nga pagat, tek…ja çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë
- Si ndryshon trupi i njeriut në hapësirë?
- Donaldi bën postimin e rrallë për Borën
- Zarfi i dytë: Gjesti ka në dorë fatin e pesë banorëve
- Përgatitjet për Ramazan: Një periudhë transformative e reflektimit dhe shpirtit
- Skandali i 500 mijë eurove: Një ish-i dënuar rrëfen kërkesat e Maurizio Salustros