Agjërimi, obligueshmëria dhe vlera e tij
Besimi (imani) është ndjenjë e brendshme e myslimanit, që reflekton brenda thellë në zemër, në shpirt, e më pas rezulton me vepra të ndryshme në jetën e tij.
Shkruan Ibrahim Sulimani
Allahu xh.sh. shpeshherë në Kuranin famëlartë përsërit, duke iu drejtuar atyre që besuan, me thënien: “ O ju që keni besuar” – thirrje kjo që në vete bart shumë domethënie të mëdha! Zoti i bën besimtarët që të dallohen me thirrjen e Tij nga të gjithë ata që nuk e besuan. Allahu në kaptinën El Bekare, ajeti 183, thotë: “O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”
Në çdo ibadet që Allahu i obligoi besimtarët ti kryejnë gjatë jetës, vërtet që ka shumë urtësi për të cilat më së miri i di Zoti. Kështu mund të themi edhe për agjërimin, sepse Ai është Krijues dhe më së miri e di se çka është e dobishme për njeriun dhe shëndetin e tij dhe jo rastësisht ka urdhëruar ta bëjë apo ta kryejë atë obligim. Nga ana tjetër, edhe gjërat që janë të dëmshme për shëndetin dhe jetën e njeriut, Allahu ia ka ndaluar dhe e ka udhëzuar që të largohet prej tyre.
i nderojë me zbritjen e Librit më të dashur tek Zoti, e që është Kurani Qerimi mu në këtë muaj të bekuar.
Ajeti i përmendur më lart tregon se edhe popujt e mëhershëm kanë agjëruar, që vërteton se mes njeriut dhe agjërimit ka një lidhje të kahmoçme dhe të fortë, e cila është edhe shkaku kryesor që njeriu e bën të kuptojë atë që i është zbritur nga qielli, ku shohim se qëllimi i obligueshmërisë së agjërimit në këtë rast është të mbjellët e devotshmërisë në zemrën dhe shpirtin e besimtarit, e cila e shtyn atë në rrugë të drejtë, si dhe në dituri e cila buron nga Kurani Qerim. Në kaptinën El Bekare, ajeti 2, Allahu thotë: “Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm.”
Allahu përmes këtij ajeti kuranor na mëson se vërtet të devotshmit janë ata të cilët marrin nga drita e Kuranit dhe udhëzimet e Tij, pasi që nuk ka udhëzim pa devotshmëri, dhe nuk mund të ekzistojë edhe vetë ajo (devotshmëria) pa plotësimin e pesë shtyllave të Islamit, njëra prej të cilave është agjërimi.
Besimtarët gjatë muajit të bekuar të Ramazanit i përjetojnë ato ditë të caktuara të cilat ua bëri obligim Allahu agjërimin e tyre, me një qëllim të vetëm - për të arritur kënaqësinë e Krijuesit e duke shpresuar në shpërblimet e Tij të pafund. Përmes agjërimit mëtohet edukimi dhe ushtrimi i shpirtësisë dhe arritja e gradave më të larta të devotshmërisë, sepse ato janë ditët më të mira dhe më të lavdëruara, në të cilat Allahu e zbriti Kuranin famëlartë, ku thotë: (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që ta falënderoni.” (El Bekare: 185)
Allahu besimtarët e vërtetë i ka dalluar me shumë gjëra apo vepra, e në veçanti përmes këtij ajeti kuranor i bëri që ata t
Nga kjo mund të kuptojmë se agjërimi i muajit të bekuar të Ramazanit në zemrat dhe shpirtin e besimtarit mbjell devotshmërinë, kurse të lexuarit e Kuranit rezulton me mbjelljen e dritës së vërtetë, që është dritë e udhëzimit dhe arritjes së kënaqësive të pafund si në këtë botë, po ashtu edhe në botën e Ahiretit.
E gjithë kjo është ashtu siç thotë Allahu: Agjëroni, që të udhëzoheni dhe ngjalleni këtë muaj me leximin e Librit Tim (Kuranin), të cilin e bëra udhëzues për në rrugën e vërtetë për të gjithë njerëzit, e në veçanti për besimtarët.
Cila është fshehtësia e agjërimit që e mbjell dritën dhe devotshmërinë në zemër dhe e udhëzon në rrugë të drejtë njeriun?
Ska dyshim se udhëzimi (hidajeti) apo të qenët në rrugën e Allahut është dritë, kështu që njeriu nuk mund të orientohet kur ai është diku në një terr, e për këtë duhet falënderuar Allahun që na ka bërë të jemi ndjekës dhe praktikues të Islamit dhe të Kuranit, për të cilin Allahu thotë: “O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.” En Nisa-174
mund ta arrijë askush, përpos atyre që marrin dhe furnizohen nga drita e Kuranit.
Kurani është dritë, dhe askush nuk mund të merr ndriçim nga kjo dritë, përpos atyre që në zemër kanë devotshmëri e cila është rezultat i agjërimit të vërtetë, e që atë s
Allahu, në kaptinën Junus, ajeti 58, thotë: “Thuaj: ‘Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”
Hilal ibn Jesafi thotë: “Gëzohuni për Islamin dhe Kuranin.”
Agjëruesi ka dy gëzime, njërin në këtë botë në momentin kur ai fillon të bëjë iftar dhe tjetrin në botën tjetër, kur ai të takohet me Zotin e tij.
Zot, na bëj prej atyre që veprojnë me sinqeritet e devotshmëri dhe na e lehtëso çdo përpjekje që të arrijmë kënaqësinë Tënde.
(Autori është vaiz dhe hatib në xhaminë e f. Llopat)