26 May
Ambasadorja e Serbisë në vend Dushanka Divjak Tomiç e cila u ftua në Ministrinë e Jashtme për përfshirjen e agjentit serb Goran Zhivaleviq në zhvillimet e dhunshme në Kuvend, ka përsëritur qëndrimet e kryeministrit serb Vuçiç. Nga Ministria e Jashtme thonë se aktivitetet e tilla nuk ndihmojnë në thellimin e besimit të ndërsjellë dhe përparimit të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore.
Është shprehur keqardhje se aktivitetet e personit të theksuar nuk ndihmojnë në forcimin e besimit të ndërsjellët, përparimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit për të cilin dyja vendet angazhohemi – njoftojnë nga MPJ-ja.
Por ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka demantuar informacionet në lidhje me pjesëmarrjen agjentit Goran Zhivaleviç më 27 prill në Kuvend duke i quajtur si të pavërteta. Megjithatë nga dikasteri i Daçiq pranojnë se përfaqësuesi i Agjencisë së sigurimit dhe informacioneve më 27 prill ka qenë prezent në Kuvend.
Përfaqësuesi ynë i Agjencisë së sigurimit dhe informacioneve është në Shkup dhe në lidhje më të nuk kemi konkluzione të tjera. Keni qëndrimin e ministrisë së Jashtme në agjencinë e lajmeve Tanjug.
Pra ju thoni se personi i cili ka qenë prezent në Kuvend në Shkup është agjent i BIA-s?
Po ai ka qenë aty! – u shpreh personi i autorizuar për marrëdhënie me publikun pranë MPJ të Serbisë.
Për pjesëmarrjen e agjentit serb në Kuvend natën e 27 prillit, dy ditë më parë në Bruksel biseduan edhe kryeministri serb Vuçiç dhe mandatari për formimin e Qeverisë Zaev. Ata u pajtuan që shërbimet sekrete të dyja vendeve të punojnë në zbardhjen e motiveve të pjesëmarrjes së agjentit serb në të enjten e përgjakshme në Kuvend.
Adrian Kerimi

