Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Lupço Janevski dhe drejtori i Agjencisë për emigrim Nikolla Shallvarinov nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Me këtë, siç kumtoi APTM, u konfirmua dëshira për qasje më aktive të të dy institucioneve në sferën e turizmit.
“Memorandumi për bashkëpunim nënkupton intensifikimin e bashkëpunimit, por edhe pasurimin e promovimit të vendit përmes projekteve të cilat janë në interes të emigrantëve nga Maqedonia. Njëkohësisht nënkupton fillim të vizitave nga emigrantët dhe rekomandimet e tyre për vizitë të Maqedonisë nga turistë të tjerë potencialë gjatë gjithë botës”, informon APTM.
Përfshirja e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit është në drejtim të rritjes së informimit për turizmin para emigrantëve gjatë qëndrimit të tyre, si dhe para ardhjes së tyre në Maqedoni. Promovimi i potencialeve turistike do të realizohet nëpërmjet emigrantëve, në mjediset në të cilat jetojnë, por edhe përfshirja e tyre gjithëpërfshirëse në zhvillimin e turizmit të Maqedonisë.
Bashkëpunim të këtyre dy institucioneve do të ketë edhe gjatë mbajtjes së takimeve në organizim të organizatave të emigrantëve ose manifestimeve kulturore, krijimin e projekteve të përbashkëta ose aktiviteteve kulturore, krijimin e projekteve të përbashkëta, promovime dhe ngjarje të emigrantëve dhe organizatave të emigrantëve. APTM do të jetë element i rëndësishëm edhe në Strategjinë për emigrantë, me qëllim përshpejtimin zhvillimin e industrisë turistike të Maqedonisë. /koha.mk/