Agjencia Shtetërore për Parandalimin e Korrupsionit (ASHPK ) në Maqedoni është në krizë dhe në gjendjen në të cilën është nuk i nevojitet aspak vendit, u tha në konferencën e sotme “Modeli i trupit parandalues për antikorrupsion: si funksion modeli i tanishëm dhe a ka nevojë për ndryshime?”, njohton Almakos.
Për të ndryshuar gjendjen në të cilën ky institucion është, duhet filluar nga funksionimi i tij, me rëndësi të veçantë u përmend edhe kyçja e instrumenteve ndërkombëtare në drejtim të realizimit të këtij qëllimi, por gjithashtu i nevojshme është edhe ndryshimi i ligjit që ka të bëjë me përcaktimin e pavarësisë së kësaj agjencie.
Sipas asaj që tha Drago Kos, kryetar i grupit punues i Organizatës për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik (OECD) për mitmarrje në marrëdhënie afariste ndërkombëtare dhe ish-kryetar i Komisionit antikorrupsion në Slloveni, për gjendjen në të cilën ndodhet ASHPK, ka ndikuar edhe fakti se Maqedonia ka ligjin më të vjetër në rajon.
“Agjencia Shtetërore për Parandalimin e Korrupsionit është në krizë, kjo është si pasojë e faktit qe Maqedonia ka ligjin më të vjetër në këtë fushë në vendet e rajonit. Aq shumë herë është ndryshuar sa ka humbur kohezionin, pasi që agjencia nuk ka autoritet, kurse realisht duhet të ketë pavarësi, , prandaj sistemi duhet të ndryshojë, përndryshe ky lloj agjencioni Maqedonisë nuk i nevojitet “- tha Drago Kos, përfaqësues i OECD .
Sipas tij, Maqedonia mund të gjejë zgjidhje për këtë, por duhet të jetë e vendosur dhe të dije qartë objektivat që dëshiron të arrijë. Si një shembull i mirë u përmend Sllovenia.
Se në ç’gjendje është Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit, e tha edhe Sllagjana Taseva, nga Transparencë Maqedoni. Sipas saj, vitet e fundit në punën e këtij agjencioni vërehet vetëm regres.
“Për fat të keq, për 10 vitet e fundit kemi regres të plotë në punën e komisionit për antikorrupsion. Kjo është konstatuar edhe nga monitorimet tona, por edhe në raportet e Komisionit Evropian dhe për këtë arsye e morëm përsipër shqyrtimin e modeleve ekzistuese apo si lëvizë zhvillimi në institucionet tjera antikorrupsion në Evropë dhe Botë dhe çka duhet të bëhet në Maqedoni. Ka pasur ka pasur selektim sa i përket punësimeve të bëra, pavarësi të pamjaftueshme, si dhe çështje të tjera dhe të gjitha këto duhen rishikuar edhe njëherë me kujdesin më të madh”- tha Sllagjana Taseva.
Në sallë i pranishëm ishte edhe zv. ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski.
Ristovski tha se Ministria e drejtësisë është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha palët relevante për të luftuar korrupsionin në vend.
“ Punojmë që të ndërtojmë në sistem funksional dhe efikas në luftën kundër korrupsionit, sistem i cili do të jetë i karakterizuar nga vlera evropiane” tha zv. ministri Oliver Ristovski.
Në tre muajt e fundit ASHPK nuk ka ngritur asnjë iniciativë për shkarkim të ndonjë zyrtari. Qëllimi i konferencës ishte që të hapet diskutim për funksionin e deritanishëm të ASHPK-së në zbatimin e politikave antikorruptive dhe luftën kundër korrupsionit dhe nevojës nga ndryshime të modelit të Agjensionit si trup parandalues antikorrupsion./Almakos.com
Përgatiti: Evi Shkopi