Gjatë ditës së djeshme, portali “Fol” i afërt me partinë Aleanca për shqiptarët ka publikuar një anketë kinse të realizuar nga Agjencia Rejting për matjen e rejtingut të partive politike maqedonase dhe shqiptare.
Sipas anketës së shpikur të portalit “Fol”, Aleanca për shqiptarët te kampi politik shqiptar del subjekti i parë politik, ndërsa te kampi politik maqedonas VMRO-DPMNE prin para LSDM-së në pushtet.
Në portale të ndryshme u shpërnda kjo anketë duke u përmendur se shifrat janë të paverifikuara.
Gjatë ditës së sotme erdhi menjëherë demanti nga Agjencia Rejting që e përgënjeshtron portalin “Fol” dhe të gjitha portalet tjera në lidhje me anketën e shpikur, si dhe kërkon që teksti të fshihet:
Agjencia Rejting demanton se hulumtimi të cilën e publikoi portali Fol.mk, dhe pastaj e ndan edhe të tjerat është realizuar nga ana e Agjecionit.
https://fol.mk/anketa-me-e-re-per-here-te-pare-aleanca-ne-epersi-ndaj-bdi-se/
Hulumtimet të cilat Rejting i publikon në opinion gjithmonë bëhen me kërkesë të ndonjë medie dhe të njëjtat publikohen vetëm për nevojat e atij porositësi. Agjencia nuk disponon me të dhëna të këtilla dhe në tërësi i demantojmë numrat dhe analizat të cilat janë publikuar në emër tonë. Kërkojmë që Fol.mk urgjentisht ta tërheq tekstin dhe të gjithë mediet tjera të cilat e kanë transmetuar dhe në tërësi ta publikojnë këtë demant./Almakos/
Data 27.03.2026
Aktuale
- Mickoski: Mbetem në qëndrimin për një njësi zgjedhore, ku do të votonte edhe diaspora
- Kim Mehmeti: Të rinjtë shqiptarë si Mevlan Ademi po margjinalizohen nga politika, thirrje për ruajtjen e vlerave të përbashkëta
- Dështon zgjedhja e kreut të Prokurorisë së Lartë Publike, asnjëri nga kandidatët nuk mori vota të mjaftueshme
- Mickoski: Për t’u vardisur sa më shumë te Ali Ahmeti, Taravari më kritikon mua!
- Inovacioni shqiptar në elitën botërore: Profesori Blerant Ramadani prezanton në Gjermani modelin që revolucionarizon energjinë e gjelbër
- Saveski: Po monitorohet situata me guvernatorin e Bankës Popullore
- Fazliu: Rriten pagat e punonjësve në Librat Amë, nënshkruhet marrëveshja kolektive
- Kryetari i IBU-së uron 20-vjetorin, nënvizon suksesin nga një ide në lider rajonal


