Nga data 24 deri më 26 korrik të 2023 në Strumicë u mbajt takim i iniciuar nga Agjencia për të Rinjë i mbështetur nga OSBE për pergaditjen e Planit akcional të Srategjisë Nacionale për veprim për vitin 2023-2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ku mori pjesë edhe Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të RMV -së epërfaqësuar nga Drejtori i saj z.Hajrullah Misini dhe bashkëpuntori i tij Gafur Zharku udhëheqës njësie në AMSRMV-së.Ky tubim dy ditor ishte frytëdhënës me faktin që në grup veprimin për Sipërmarrësi dhe Punësim u shënuan një sërë masash për vitin 2023- 2025,si sfida për të ardhmen që Agjencia i merr përsipër në kyqjen dhe avancinimin e të rinjve në aktivitete që do të jenë në dobi për ta si dhe mundësi për perspektiva në vendin tonë.


