Alsat 2019-07-15T15:16:46+02:00
Fillon zyrtarisht procedura e përzgjedhjes së të punësuarve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim që do të kalojnë në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Ajo do të zgjasë pesë dite pune por dilema të theksuara akoma mbeten pa përgjigje.
Agjencia për Siguri Kombëtare
- A është parashikuar që në fillim instrumenti i përjashtimit të atyre punonjësve të DSK-së që janë përmendur si të përfshirë apo kanë qenë pjesë e procedurave gjyqësore për rastet e 27 prillit, Sopotit, Kumanovës, etj?
- A do të ketë rangim sipas meritave për në poste udhëheqëse apo të vjetrit do të mbajnë sërish timonin?
- A ka instrument shtesë, që ata të cilët refuzojnë të marrin pjesë në konkursin për ASK-në, të sistematizohen automatikisht në BSP apo të tjëra institucione?
- Si do të jetë organograma e ASK-së?
Të gjitha këto dilema pritet t’i sqarojë akti i sistematizimit, që sipas informacioneve mund të kalojë në qeveri nesër, edhe pse, ligjërisht, duhet të ishte miratuar para shpalljes publike. Kryeministri Zaev njoftoi që qeveria në seancën e të martës do t’i shqyrtojë disa aspekte rreth konsolidimit të ASK-së.
Gjithsesi se ka çështje të cilat do të miratohen nëse në qeveri. Një pjesë e tyre janë në seancë të mbyllur për shkak të karakterit të sigurisë që kanë kurse një pjesë të tyre i miratojmë edhe publikisht. Besoj se nëser do të vendosim për koeficientin e rrogës, vitet e përvojës, pozitat e drejtuesit, zv.drejtuesit, drejtuesit të sektorit e kështu me radhë. Këtu jemi me standarded e NATO-s prandaj partnerët tanë nga NATO e këshillojnë drejtorin e ri dhe ekipin e tij. Unë besoj se të gjitha aspektet do të merren parasysh- deklaroi Zoran Zaev.
Zaev shtoi se përdorimi i gjuhës shqipe do të rregullohet në këtë institucion. Eksperti i fushës së sigurisë Lubomir Gjurçevski thotë se thirrja publike pa akt sistematizmi nënkupton shkelje ligjore dhe do të sjellë punësime të kontestueshme.
Në aktin për sistematizim saktë parashihet se për cilin vend pune, çfarë arsimimi, çfarë kualifikimi do të nevojitet dhe për cilat detyra, a është e nevojshme përvojë e caktuar në ndonjë pozitë dhe çfarë përvoje. Kështu që mendoj se hapja e thirrjes publike pa sjelljes e aktit të sistematizimit është në kundërshtim me ligjin dhe këtu do të ndodhemi në një situatë që para kohe të lejmë hapësirë për kundërshtime ligjore dhe për kontestim të vendeve të punës dhe të punësuarve që do të barten në Agjencinë për Siguri Kombëtare- tha Lubomir Gjurçevski, ekspert.
Gjurçevski shton se duhet të rregullohet edhe çështja problematike e nepotizmit që të mos trashëgohet në Agjëncinë e re.
Mendoj se do të jetë një fenomen në vete nëse nuk parashikojmë kritere se si ta shmangim që tani pikërisht me aktin e sistematizimit. Mund të futet ky kriter duke qenë se me aktin e sistematizimit saktë të përcaktohet se për vitin vend pune është e nevojshme përvojë pune, çfarë kualifikimsh, etj- shtoi Lubomir Gjurçevski.
Të punësuarit në DSK që pretendojnë të kalojnë në Agjencinë e re duhet të përmbushin disa kushte. Përveç atij që të jenë të punësuar të DSK-së duhet të mos jenë anëtarë partiak, të mos kenë shtetësi të dyfishtë, të mos ketë konflikt interesi partiak ose biznesor, të japin pëlqim që do t’i nënshtrohen vullnetit të institucionit për testin e poligrafit, kontrollit për certifikatë sigurie dhe testit të integritetit. Përveç aktit të sistematizimit, përpara shpalljes për bartjen e të punësuarve duhet të kishte përfunduar edhe procedura për zgjedhjen e zëvendës drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, gjë e cila nuk dihet akoma ku dhe pse ka ngecur.
Fatlume Dervishi
Loading…



