
Agjencia për Punësim i Republikës së Maqedonisë bën thirrje publike për punësim për të gjithë të interesuarit, në kuadër të projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve”. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e funksionimit të tregut dhe punës, dhënie të vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë në vend. Drejtori i kësaj Agjencie, Vllatko Popovski, sqaroi se ky projekt do të thotë mundësi e mirë për të rinjtë e papunësuar, që të bëjnë një praktikë tremujore nëpër kompanitë gjithashtu që do të shfaqin interesim të punësojnë njerëz të rinj dhe pas kohës që do të kryejnë praktikën me sukses do të mund të fitojnë vendin e punës po nga ajo kompani. Gjithashtu, njoftoi ai shpenzimet gjatë kohës së praktikës do t’i mbuloj agjencia edhe atë me 6200 denarë në muaj.
“Janë hapur mundësi për aplikim si për personat e papunë ashtu edhe për kompanitë që kanë nevojë për të rinj, duke ju mundësuar kështu pas tre muajsh punësim në ato kompani…Dhe i njëjti përfshin punësimin e personave deri në moshën 29-vjeçare. Kjo është thirrja e parë, prandaj i bëjmë thirrje të gjithë kompanive në Republikën e Maqedonisë, në ditët në vazhdim, të paraqiten dhe t’i shfaqin kërkesat e tyre”, ka deklaruar Vllatko Popovski, drejtor i agjensisë .
Projekti është përkrahur nga Bashkimi Europian, kështu përfaqësues i BE-së, Nikolla Bertolini, tha se ata me shumë kënaqësi e përkrahin këtë projekt pasi është një aktivitet nga i cili shohin rezultate.
“Ky është njëri prej aktiviteteve prej të cilit ne shohim rezultate. Punësimi është njëra prej aktiviteteve më të rëndësishme, duke pasur parasysh që njeriu kur arrin moshën e maturisë punësimin e ka primar jetësore”, tha Nikolla Bertolini, përfaqësues i BE-së.
Nga projekti i vitit të kaluar, rreth 60% e praktikantëve tanimë janë të punësuar.
Për këtë projekt janë ndarë 18.915.000 denarë dhe thirrja do të mbyllet deri sa numri i të interesuarve të arrij në 1000 persona.
Emine Ismaili /SHENJA/
Agjencia për punësim, thirrje të rinjve për t’u… by tvshenjaofficial