Sot është zyrtarizuar marrëveshja për koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas marrëveshjes janë propozuar edhe emrat për ministrave, shkruan lajmi.net. Njëri nga emrat për ministër që ka propozuar LDK-ja për ministër është edhe Agim Veliu, kryetar aktual i Podujevës.
Pasi Agim Veliu pritet të marr postin e ministrit të Punëve të Brendshme duhet të japë dorëheqje dhe Podujeva duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/