Agim Bahtiri pritet të bëhet pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Pas numërimit të mbi 94.67% të votave të kandidatëve për deputetë, ish-kryetari i Mitrovicës Jugore që në listë të VV-së pati numri 81, ka marrë 16 mijë e 535 vota deri më tani.
Më i votuari në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është lideri dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, me 273 mijë e 86 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 209 mijë e 582 vota. Pas tij vjen Faton Peci, Hekuran Murati , Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla.
Pjesë e dhjetëshes së fundit janë, Donika Gërvalla, Avni Dehari dhe Mimoza Kusari-Lila.