Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një mesazh nga ambasadorja Angela Ageler.
Në mesazhin e saj, ajo kujton se në Shkup ka mbërritur si ambasadorja e dhjetë e Shteteve të Bashkuara dhe që nga fillimi ka pasur një besim të fortë në “forcën dhe guximin e popullit të Maqedonisë së Veriut”, besim që me kalimin e kohës është konfirmuar shumë herë.
‘Viti 2025 shënoi 30-vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Maqedoni, megjithëse partneriteti ynë daton më tej. Për më shumë se tre dekada, i kemi treguar botës – së bashku – se çfarë mund të arrijë forca, kompromisi dhe vendosmëria e duruar. Dhe gjatë tre viteve të fundit, ne kemi treguar rezultatet shumë reale dhe të prekshme të asaj se si duken miqësia e vërtetë dhe partneriteti konstruktiv”, thotë Ageler.
Ajo thekson se gjatë mandatit të saj janë ndërmarrë hapa konkretë në disa fusha, përfshirë rritjen ekonomike dhe pavarësinë energjetike, reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, arsimin, kulturën dhe integrimin euroatlantik, si dhe modernizimin e kapaciteteve të sigurisë dhe projekte strategjike infrastrukturore që forcojnë sigurinë rajonale dhe tregtinë.
“Gjatë tre viteve të fundit, partneriteti ynë është shndërruar në një miqësi të vërtetë, takova qytetarët në mbarë vendin, bisedat e hapura dhe shpresat, vizionet dhe sfidat e përbashkëta”, shkruan Ageler.
Ambasadorja porosit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut” në realizimin e vizionit për një shtet më të fortë, më të sigurt dhe plotësisht të integruar euroatlantik.
Kujtojmë se Ageler nuk do të jetë më ambasadore në RMV, pasi më 22 dhjetor, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tërhoqi nga pozitat e tyre 29 ambasadorë, e në mesin e tyre dhe Angela Ageler.


