A po largohemi nga baza filozofike mbi të cilën është ngritur BE-ja. Kjo ishte pyetja që e parashtroi kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në Komisionin për Çështje Evropiane, pas siç e quajti ai, provokimit nga kancelari austriak Sebastian Kurc, i cili në momentin e dorëzim pranimit të detyrës nga kryesimi bullgar i BE-së, ka thënë se Austria duhet të merret me çështje të mëdha, ndërsa çështjet e vogla duhet t’u lihen qeverive lokale dhe nacionale. Gashi tha se vlerat evropiane për të cilat kemi mësuar janë diversiteti, paqja, liria, demokracia dhe të ngjashme. Ai shtoi se do të donte që Austria t’i ngrisë këto vlera dhe të mbetet në atë fushë.
Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA
“Vetë motoja dhe këto probleme reale na dërgojnë në një rrugëtim për të konkluduar se BE-ja sot do të merret me problemet pragmatike reale që i tangon. Ndërsa nga ana tjetër, ajo që është teza ime në këtë fjalimin tim është, a po largohemi nga baza filozofike mbi të cilën është ngritur BE-ja në mendoj që sfida kryesore e Austrisë do të jetë, a do të mbetet Evropa inkluzive, apo do të shkojë në rrugëtimin që të bëhet ekskluzive. Për ta dëshmuar këtë janë dy indikatorë, e para është kriza e migrantëve dhe e dyta është integrimi i Ballkanit Perëndimor. / shenja.tv
Data 15.03.2026
Aktuale
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme
- U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe (VIDEO)
- Irani: Do ta ndjekim dhe vrasim Benjamin Netanyahun
- Zvicra refuzon fluturimet për avionët amerikanë për shkak të luftës me Iranin
- (VIDEO) VMRO akuzon se protesta e djeshme ishte lojë e LSM-së dhe LSDM-së
- Mbi 14 mijë nxënës do t’i nënshtrohen maturës shtetërore
- Burimi Rashçe në rrezik, mund të ndotet me krom kancerogjen

