Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes, Skender Rexhepi – Zejdi dhe nënkryetari i BESËS, Dr. Nexhbedin Kahremani, sot ka realizuar takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramos Ruçi.
Gjatë takimit në fjalë, kryetari Gashi e ka njoftuar kryeparlamentarin e shtetit shqiptar Ruçi për zhvillimet e fundit në vend, si dhe rolin konstruktiv që po e luan Lëvizja BESA në proceset euro-atlantike për vendin. Gashi dhe Ruçi u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sepse interesi i shqiptarëve në Maqedoni mbetet të jetë angazhimi i shtetit shqiptar në përkrahje të proceve euro-atlantike të Maqedonisë.
