Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se ata vijnë në paqe ndërsa ju premtoi të gjithëve se do të shihen përsëri ngase ata nuk janë si politikanët tjerë që posa të përfundojë fushatë nuk i shohin më.
“Do të shihemi sërish dhe vazhdimisht. Dua të mbani peng për fjalët që i them sonte këtu. Këto 20 ditë kemi vizituar shumë familje shqiptare, kemi takuar shumë njerëz të ndershëm dhe familjarë, por që është e vërteta kemi takuar shumë shqiptarë hallexhinj, shumë shqiptarë që e kanë shpresën e fundit të varur më 15 korrik a ta braktisin këtë vend apo të rinë këtu”, deklaroi Afrim Gashi.
Ai tha se sonte do të ju thotë se nuk janë të njëjtë ata që e sollën Car Dushanin me ata që e kaun kundërshtuar këtë poshtërim dhe këtë vendim që e sollën ata.
“Prej sonte ju them nuk janë të njëjtë ata që i kaun zhytur duart me krim dhe korrupsion dhe ne që nuk kemi asnjë njollë në veprimtarinë tonë. Nuk janë të njëjtë, ata që u pasuruan nga politika dhe ne që braktisën rahatinë tonë për ta ndihmuar e për ta larguar varfërinë nga shqiptari. Nuk janë të njëjtë ata që 18 vite premtojnë e nuk realizojnë me ne që çdo premtim që e kemi dhënën e konsiderojmë amanet. Nuk janë të njëjtë ata që me kushtëzime e presione i sjellin njerëzit në tubime, me ne që i mbushim sheshet me entuziazmin dhe vullnetin për ndryshim. Nuk janë të njëjtë ata që kanë vjedhur buxhetin e shtetin me ata që hisen shqiptare e ndajnë për projektet shqiptare. Nuk janë të njëjtë as kryetarët e tyre që jaën sinonim i gropave dhe dështimit me kryetarët tanë të koalicionit që janë sinonim i ndryshimit dhe ndershmërisë. Të mos lejojmë të na mashtrojnë dhe gënjejnë edhe njëherë, sepse ata kanë mbetur në ëndrrën e shekullit 20, ndërsa ne jemi politikan të realitetit të shekullit 21. Andaj ata flasin për ëndrra e ne flasim për projekte”, deklaroi Afrim Gashi.
Ai tha se për fat të mirë koha e tyre mbaroi, ata janë gati për opozitë.
“Me 15 korrik ata shkojnë në 15 opozitë, populli shqiptarë është me ne. Populli shqiptarë nuk është më me ata.
Gashi tha se 15 korrikut nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt, nuk do të ketë presione, degradime për shqiptarët.