“BDI është ndarë në dy degë, njëra me VMRO-në, tjetra me LSDM-në”
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i ka dhënë një intervistë Faktor të Tv 24 ku ka folur për situatën aktuale politike në Maqedoni.
Gashi ka thënë se duket që BDI dhe VMRO janë marr vesh për të bërë Qeveri, por vetëm se po mundohen të gjejnë formën se si, kurse nëse mandantin e merr ndokush tjetër nga VMRO, e jo Nikolla Gruevski, ai do të jetë një Emil Dimitriev i ri.
“Ne jemi dëshmitar se edhe pas dy vitesh Nikolla Gruevski nuk është më kryeiminstër, por i udhëheq shumë çështje nën hije dhe i udhëheq punët. Në mënyrë kualitative asgjë nuk do të ndryshojë derisa Nikolla Gruevski është kryetar i VMRO DPMNE”, – ka thënë Gashi.
Ndërkohë, Gazeta Lajm ka transmetuar pjesën ku thuhet se Afrim Gashi nga BESA ka deklaruar: “BDI është e zhytur në kriminalitetit të madh, aty ka dy degë të madh të ndara mes VMRO-istëve dhe LSDM-istëve, të cilët nuk mund të merren vesh asessi në mes vete, me bisedimet e fundit dëshmuan se nuk janë aspak të aftë që të marrin vendime. Kështu vetëm dëshmojnë se nuk mund të lëvzin pasi janë të hipotekuar”.
Deklaratën e Gashit mund ta përcillni prej minutës 21.00: