“Sot nga Prishtina ju kemi sjellur një sihariq. Bashkë me ne më 15 Korrik do të jetë edhe Albin Kurti dhe Vetëvendosje. 6 Tetori i Kosovës do të jetë 15 Korriku në Maqedoninë e Veriut”. Kështu u shpreh sonte para dibranëve, Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa realizoi tubimin madhështor në qytetin e Dibrës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë dhe oferta zgjedhore “Shtet për të gjithë”.
“Nëse votën tuaj nuk e arsyetojmë për një vit, atëherë në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm na dënoni, por kësaj radhe na votoni dhe na jepni mundësinë”, u shpreh mes tjerash Gashi.
Afrim Gashi bëri apel që dibranët, ashtu siç janë të civilizuar e kulturuar, ta çojnë deri në fund këtë betejë dhe më 15 Korrik, bashkë me qytetet tjera ta sjellin ndryshimin e shumëpritur. Ai kërkoi nga dibranët që edhe ta ruajnë shëndetin, të respektojnë masat që ditën e zgjedhjeve të festojnë të shëndetshëm.