Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në rrjetin social facebook, ka njoftuar për vendimet që ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për tu përballur me krizën ekonomike që ka goditur jo vetëm vendin tonë, por edhe botën, si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë.
Ai thotë se Qeveria ka miratuar një pako me 26 masa që kanë për qëllim ta zbusin krizën ekonomike.
“Si rezultat i angazhimit të qeverisë, ku bën pjesë edhe Alternativa, sot u shënuan këto rezultate:
produktet themelore ushqimore, si buka, mielli, sheqeri, qumështi, vaji, vezët dhe orizi do të shiten pa TVSH, e ulëm çmimin e benzinës për 11.5 denarë, e ulëm çmimin e dizelit për 10 denarë
miratuam pako me 26 masa që kanë për qëllim ta zbusin krizën ekonomike, Vazhdojmë ta bëjmë dallimin! AlternAtivA në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Afrim Gashi.