Alternativa sonte në Gostivar është duke mbajtur të kryesisë lidhur me zhvillimet e fundit politike. Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi në një deklaratë për MIA-n, ka thënë se pasi të mbarojnë bisedimet mes ASH-së dhe LSDM-së do të diskutojnë për mbetje ose largim nga koalicioni qeverisës. Ai ka thënë se ata janë për kompromis edhe rreth shpërndarjes së resorëve.
Gashi ka theksuar se organet partiake do të vendosin nëse do të mbesin apo do të dalin nga Qeveria.
Nëse Aleanca do të jetë partner qeveritar dhe Alternativa do të mbetet, sipas tij, ka mënyra për komunikim dhe bashkëpunim, ngase, ka shtuar ai, Alternativa është parti kooperative.
“Nëse arrihet marrëveshje mes tyre, ne do ta shohim nëse është prekur marrëveshja jonë për hyrje në Qeveri”, ka thënë Afrim Gashi për MIA, transmeton SHENJA.
Nga pozita e njeriut të parë në parti, ai thekson se Alternativa por momentin nuk ka vija të kuqe për partnerët e koalicionit dhe se është i gatshëm për kompromis për lëshimin e disa pozicioneve.
Gashi ka theksuar se për momentin nuk ka asnjë ofertë për të cilën do të bisedohej në partinë që të sjellët konkluz dhe të bisedohet me partnerët e ardhshëm të koalicionit.
Data 20.08.2025
Aktuale
- Mickoski: Ulen çmimet e produkteve shkollore – Prindërit kursejnë deri në 2000 denarë
- Iluzioni i vullnetit: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut dhe agonia e subjektevitetit shqiptar
- Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate
- Izet Mexhiti inspekton punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit në Gazi Babë
- PAMJET/ Momente paniku dhe kaosi në aeroportin e Milanos, një person i vë zjarrin koshit të mbeturinave! Momenti kur pasagjerët largohen me vrap
- Shporta minimale sindikaliste për muajin gusht është 65.507 denarë
- I ofroi marrëdhënie s*ksuale kundrejt pagesës 44-vjeçarit, por i vodhi lekët e celularin në bashkëpunim me një tjetër, arrestohet 49-vjeçarja
- Pse LDK-ja refuzon të mbështesë kandidatë pa marrëveshje politike?