“Ju faleminderit “heronj anonimë”! Në këto ditë pandemie, kur të gjithë jemi sy e veshë, kur shumica jemi të lidhur me shtëpinë ose jemi të izoluar diku, me qëllim që të mbrohemi nga sëmundja ose t’i mbrojmë të tjerët nga kontakti me ne, të vetmit që bëjnë përjashtim nga ky rregull dhe që janë të ekspozuar edhe ndaj sëmundjes dhe që i rrezikojnë edhe familjarët e tyre, janë mjekët, personeli mjekësor, gazetarët, policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe secili tjetër që e ka detyrim të qëndrojë jashtë. Ata, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, vazhdojnë të jenë në shërbimin tonë. Ata njerëz, që për shumë prej nesh janë të panjohur, janë “heronjtë anonimë” të kësaj pandemie dhe ata janë më meritorët sot për mirëqenien tonë. S’do mend se kujdestarët e shëndetit dhe të sigurisë janë heronj që u detyrohemi gjithnjë, por një falënderim të madh dua të shpreh edhe për gazetarët dhe ekipet e mediave, për të cilët nuk ka orar dhe pushim. Ata, duke punuar pa asnjë ankesë, përveç informimit, e kanë edhe rolin e ciceronëve që na orientojnë në këtë amulli të krijuar nga pandemia.
Prandaj dua ta falënderoj secilin prej tyre veç e veç dhe t’u them se, pavarësisht se nuk i njohim personalisht, ata mbeten heronjtë tanë. Ju faleminderit dhe ju paçim gjithmonë!”, shkruan Afrim Gashi, kryetar i Alternativa.
Data 17.03.2026
Aktuale
- LSDM nis procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov
- Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
- Ziberi: Pala maqedone kërkon përkrahje nga shqiptarët, por u cenon gjuhën dhe identitetin
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!


