Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Ramazani tha se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin.
Të nderuar besimtarë myslimanë,
Pas një periudhe reflektimi, sacrifice dhe angazhimi të thellë për t’u afruar më shumë me Zotin, kam kënaqësinë t’ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit.
Ramazani na mësoi se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin. Prandaj, duke lënë pas muajin e Ramazanit, le të dalim me zemër të pastër dhe më shumë gatishmëri për të ndihmuar ata që kanë nevojë, si dhe për të kontribuar në forcimin e unitetit, tolerancës dhe harmonisë shoqërore.
Në emrin tim personal dhe të Kuvendit të RMV, urime për shumë mote Bajramin e Madh! Qoftë kjo ditë një burim gëzimi dhe paqeje për ju dhe familjet tuaja, duke dhuruar sa më shumë dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet.
Me respekt,
Afrim Gashi