Komisioni për antikorrupsion ka hedhur poshtë zyrtarisht dyshimet dhe akuzat ndaj ish ministrit të kulturës, Asaf Ademi, se gjoja ka keq përdorë detyrën zyrtare gjatë ndarjes së mjeteve te Ministrisë.
Për këtë çështje kryetari i “Alternativa”, Afrim Gashi është deklaruar sot, i cili mes tjerash ka thënë se partia e udhëhequr nga ai gjithnjë punon në bazë të principeve dha parimeve që shkojnë për të mirën e përgjithshme shoqërore.
“Gjithmonë kam qenë i bindur dhe jam se bashkëudhëtarët e mi të idealit, misionin dhe punën e tyre të sinqertë e vendosin në shërbim të qytetarëve. Edhe atëherë kur ish – ministri jonë i Kulturës nga radhët e “Alternativa”, Asaf Ademi, me pa të drejt sulmohej, për drejtësinë e vonuar që ne e vendosëm me ndarjen e barabartë të projekteve ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim në “Programin Kulturor të vitit 2019”, unë e mbështeta fuqishëm duke qenë i sigurt se Asafi ka vepruar si: Autentik, Autokton dhe Autonom, gjë që buron nga themelet e partisë sonë. I kam qëndruar pas çdo vepre të mirë, si në rastin e bashkëpartiakut tim, Asaf Ademi, sepse i di dhe i njoh kapacitetet tona partiake, të cilat po përkthehen dita – ditës në sukses të RMV-së. Ndjehem mirë se tashmë veprat konkrete në dobi të qytetarëve, në çdo institucion që drejtohet nga ne, po bëhen burim shprese për një të ardhme më të mirë, pra po dëshmojmë se dimë dhe mundemi të qeverisim krejt ndryshe nga të tjerët për të mirën e përgjithshme“, ka shkruar ktyetari i Alternativa, Afrim Gashi.