Odat Ekonomike janë transformuar në organ këshilldhënës dhe ndihmës të pushtetit shtetëror. Dhomë kjo që bën zhvillimin intenziv te ekonomisë së vendit. Ekspertët të ekonomisë kanë bërë të qartë se duhet të tejkalohen barierat që haset biznesi vendor, si ngecjet në sektorin publik ashtu edhe atë privat,duhet përmirësim në regullativën juridike, sundimin e të drejtës, pronën e garantua, financimin e bizneseve dhe ndihmesë nga shmangja e falimentimit, të qenit konkurues në treg brenda dhe jashtë vendi, etj, njofton Almakos.
Sot, në takimin e punës, në sektorin e biznesit, me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe përfaqësues të dikastereve ekonomike në Qeveri u tha se përgatitja e strategjisë afatgjate për arritje të shkallës së rritjes ekonomike ndërmjet pesë dhe shtatë për qind në 10 vitet në vijim, vendosja e marrëveshjes ndërmjet sektorit publik dhe privat për rregullimin e marrëdhënieve me Qeverinë dhe organet e tjera shtetërore, konsultimi i komunitetit afarist gjatë sjelljes së emërimit të rregullativë juridike, sundimit të së drejtës, pronësisë së garantuar private, qasje më e madhe drejt financimit të kompanive dhe përmirësim i likuiditetit, konkurrencë lojale, avancim i sistemit për arsim dhe produktivitet të fuqisë punëtore, janë vetëm disa nga propozimet që i paraqiti sot Oda Ekonomike e Maqedonisë para Ekipit ekonomik qeveritar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.
Në këtë debat, para udhëheqësve qeveritar, kompanitë kërkuan zbatim sa më të shpejtë të regjistrimit të popullatës, e me atë, siç thanë, edhe regjistrim të të gjithë treguesve relevantë ekonomik si bazë e vetme e nismës për planifikim, projektim dhe ndërmarrje të hapave konkret reformues në ekonomi.
Kryeministri Zaev, kërkoi mbështetje të fuqishme dhe bashkëpunim nga sektori i biznesit për krijim të përbashkët të politikave.
“Kemi ministra ambicioz dhe mirë të motivuar, resorët ekonomik në Qeveri funksionojnë shkëlqyeshëm, është e madhe dëshira për të qenë servis i biznesit dhe i qytetarëve”, theksoi Zaev.
Janë të mirëseardhura, potencoi, të gjitha kritikat, propozimet dhe sugjerimet drejtuar pushtetit në kahje të një ekonomie sa më të mirë, të zhvilluar dhe konkurrente.
Edhe zëvendëskryeminsitri Koço Angjushev nënvizoi se në Qeveri ka dëshirë të madhe për t’i ndihmuar ekonomisë, ndërsa postulatet bazë në punë do të bazohen në nxitjen e kompanive të orientuara drejt eksportit, ku tendenca themelore e të cilave është rritja, shtimi i kapaciteteve dhe futja e tregjeve të reja.
Angjushev prositi edhe njëherë se investimet e huaja në Maqedoni janë të mirëseardhura, dhe se mbështetja për ta vazhdon, por do të bëhen përpjekje maksimale për intesifikimin e bashkëpunimit me ndërmarrjet e vendore.
“Nuk do të ushtrojmë presion ndaj investuesve të huaj, por do të punojmë me kompanitë vendore në mënyrë që ta rritim kapacitetin e tyre dhe ato të jenë partner kryesor të investuesve të huaj”, tha Angjushev.
Ai vuri theksin se të gjitha masat që vlejnë për investuesit e huaj, do të vlejnë edhe për investuesit vendor.
Zëvendëskryeministri paralajmëroi edhe debat të gjërë për energjetikën me qëllim, siç edhe theksoi, të bëhet prioritet projektet për zgjedhje më të qëndrueshme mes tyre.
Në pyetjen të afaristëve u përgjigjën edhe ministrat e Financave dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Dragan Tevdovski dhe Goran Sugarevski, ndërsa në këtë panel mori pjesë edhe ministri I Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupçe Nikolovski.
Ky takim u përmbyll me shumë shpresa te pronarët e bizneseve, pasi parashtruan shumë pyetje drejt përgjegjësve të sferës së ekonomisë, se kërkesat e tyre do të përmbushen në një periudhë kohore të shkurtër.
D.K
Almakos.com

