Sot (16.08.2025) në orën 02:41 të mëngjesit, në numrin telefonik 112 është marrë denoncim për bombë të vendosur në një aeroplan që duhej të fluturonte nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” për në Turqi.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimit, janë ndërmarrë aktivitetet e duhura dhe janë kryer kontrollet e nevojshme nga njësia antiterroriste e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është përcaktuar se raporti ishte i rremë, gjegjësisht se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes. Rreth orës 06 të mëngjesit, aeroporti rifilloi funksionimin e rregullt”, thuhet në njoftimin e MPB-së.