https://www.youtube.com/watch?v=w3hQOEssI6A
Mbledhja e Kwshillit Komunal tw Aerodromit ku u miratua vendimi I referendumit pwr vendosje tw emigrantwve ka rezultuar edhe me sulme verbale e fizike prej anëtarit të VMRO-DPMNE-së kundrejt anëtarit të LSDM-së, njofton Portalb.mk.
Derisa këshilltari i LSDM-së, Marko Danilloski ka folur, këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Shehtanski është përpjekur që ta sulmojë verbalisht dhe fizikisht të parin.
Gjatë tërë kësaj kohe kryetari i Këshillit as nuk e ka qortuar e as ndaluar këshilltarin e VMRO-DPMNE-së.
Irritimi te VMRO-DPMNE-ja është i madh, i pengon fakti se sollën Strategjinë për integrim të emigrantëve në periudhën vjetore 2008-2015.