
“Nuk ka një shembull më kuptim plotë për prapambetjen e thellë të Shqipërisë për prapambetjen e shtetit, se jemi vendi i fundit në Europë që sot nuk ka asnjë të dhënë të saktë e të besueshme se sa njerëz jetojnë brenda, jashtë dhe se ku jetojnë njerëzit që banojnë në territorin tonë.
Sipas të dhënave të regjistrit aktual, në vend jetojnë 4,4 mln banorë, por e vërteta është që jo vetëm ne nuk jemi familjarizuar me këtë shifër, por vazhdojmë të flasim për 3 mln, po edhe kur vjen puna për ta lidhur këtë me vendbanimin e secilit bëhet më e vështirë. Tek adresat ndahen shtetet funksionale nga vendet pa shtet. Si mund të funksionojë në shërbim të barabartë një shtet që nuk ka një regjistër serioz adresash dhe Shqipëria sot është një vend ku flukset migratore të shqiptarëve nga vendi ynë jashtë tij dhe ato të brendshme janë të barazvlefshme, pra aq sa kanë lëvizur në vende të tjera kanë lëvizur brenda për brenda”, tha Rama.
Kryeministri tha se sistemi i saktë i adresave ka qenë një nga prioritet e qeverisë së tij që ditën e parë të ardhjes në pushtetet. Sipas Ramës, sot jemi në finalizimin 6 mujor të një procesi të nisur që ditën e parë në përputhje me ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare.
30 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

