Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit mes dy adoleshentëve.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25, ku një shtetas i mitur, rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një tjetër të mitur po 15 vjeç. I dëmtuari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.