Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, në një postim të tij shkruan se njerëzit e shërbimeve sekrete, që i kishin dosjet e politikanëve shqiptarë në dorë gjatë kohës së VMRO-së, kanë kaluar në radhët e LSDM-së. Sipas tij, këto dosje mundësuar prishjen e koalicionit VMRO-BDI dhe si përfundim, Azizi thotë se ata nuk duan shqiptarë pa hipoteka. Ja edhe postimi i tij i plotë:
“Përfundimisht asnjë mandatar maqedonas nuk dëshiron shqiptarë pa hipoteka në qeveri.
Sipas disa informacioneve jozyrtare, flitet se njerëzit e shërbimive sekrete, që i kishin dosjet e politikanëve shqiptarë në dorë gjatë kohës së VMRO-së, thuhet se ata tani kanë kaluar në radhët e LSDM-së dhe thuhet se ishin pikërisht këto dosje, që tani i ka në dorë Zoran Zaevi, të cilat në të vërtetë ia mundësuan atij prishjen e kurorës VMRO-BDI në momentin më kritik, pasi që Zaevi ia tregoi Ahmetit dosjen qe ai e kishte në dorë mu para ndërrimit të unazave dhe pas hapjes së shampanjës për ta festuar rikurorëzimin.
Nëse i bëhet një analizë gjithë kësaj historie bisedimesh dhe kalkulimesh, i bie se ata nuk duan shqiptarë pa hipoteka, nuk duan ministra që nuk mund të shantazhohen, nuk duan të bashkëqeverisin me shqiptarë që nuk i kanë të kapur me dosje, andaj sot në qeveri preferohen të hyjnë persona anonimët në mesin e shqiptarëve, por jo për shtetin ose ato që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë lidhje të afërta me pushtetin dhe shërbimet.
Nisur nga kjo sot ndjehem krenar, që Lëvizja BESA me dinjnitet i mbrojti kërkesat shqiptare dhe në asnjë çast të vetëm nuk u lëkund përballë sfidave që në këmbim te kërkesave shqiptare të fitojmë një copë nga pushteti.
Ne, ashtu si sot, çdoherë do të mbetemi të këtillë, të përulur vetëm para Zotit dhe të ndërgjegjshëm para popullit. Vendimi i sotëm ishte një vendim burrash që nuk i shantazhon dot as Mijallkovi, as Verushevski e as Bogoevski. Ky ishte tregues se kauzën tonë nuk do ta shesim për asnjë çmim.”

