Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti në një deklaratë për emisionin 360 Gradë në Alsat-M arsyetoi nevojën e themelimit të Agjencisë Digjitale. Aliti, sqaroi se shumë institucione aktuale duhet që të futen në korniza të ministrisë dhe të janë pjesë e Agjencisë Digjitale.
”Në rastin tonë, në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, ne jemi edhe politikbërës edhe zbatues dhe mbikëqyrim ato politika, gjë që konceptualisht nuk është në rregull. Dhe për këtë arsye ne kemi vendosur që të krijojmë Agjenci digjitale, që do të thotë se njerëzit ose funksionalitetet që tashmë i kemi në ministri duhet të transferohen në atë institucion.”