Pas akuzave se në një vendvotim në Butel është fotografuar një fletvotim, zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani tha se incident nuk ka pasur, transmeton Almakos.
Keqkuptimi është tejkaluar, ndërsa procesi i votimit nuk është ndërprerë në asnjë moment.
“Në Butel është bërë fjalë për një keqkuptim që është tejkaluar. Nuk ka pasur as ndërprerje e as incident tjetër në këtë vendvotim”, deklaroi zëdhënësi Shabani.



