Gjatë ndërrimit të qeverive shumë pyetje ngrihen për administratën publike, se si ata njerëz që deri dje punuan me një qeveri, tashmë duhet të punojnë me një tjetër dhe me profesionalizëm të vazhdojnë të ju shërbejnë qytetarëve .
Pikërisht për këtë arsye u mbajt sot një panel diskutimi, ku të pranishëm ishin Nënsekretari i Përhershëm I Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit të Britanisë, Simon Mcdonald, ambasadori I Britanisë në Shkup, Çarls Garret si dhe ministri i Ministrisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski. Nga ky panel synohej të merrej si shembull Britania e cila ka një sistem tejet efikas në administratën publike, që shembull merret nga shume shtete të botës, shkruan Almakos.
Nënsekretari Mcdonald, tha se Britanisë i është dashur shumë kohë të arrijë këtu ku është sot. Sipas tij ajo që po prezantohej sot në këtë panel është puna mbi 200 vjeçare e një vendi.
“ Maqedonia nuk ka pse të kalojë kaq shumë kohë për të marrë një rezultat të tillë, sepse veçse e ka gati produktin final. Për të pasur një administratë publike funksionale dhe profesionale duhen respektuar disa pika.
-Të gjitha shërbimet civile duhet të jenë të gatshme të mësojnë nga të gjitha qeveritë.
-Nuk duhet pasur frikë nga ministri, sepse nëse nuk e kritikoni kur duhet, mund të marrë vendim të gabuar.
-Nuk punon për veten apo për familje, por duhet t’i shërbesh publikut. Nëse keni për qëllim të pasuroheni, nuk mund të jeni shërbëtor I qytetarëve
-Duhet pasur integritet, ndershmëri të mos jeni I korruptuar, t’I përkushtoheni me profesionalizëm punës që bëni”- tha Nënsekretari I përhershëm I Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit të Britanisë, Simon Mcdonald.
Ai tha se mënyra e përzgjedhjes së administratës publike të cilën momentalisht e zbatojnë është shumë e mirë, sepse për kandidatët nuk dihet asgjë, as gjinia, as mosha, as emri. Shikohen vetëm përgjigjet. Ashtu më së mirë dallohen ata që janë të përgatitur, shtoi nënsekretari Mcdonald.
Ministri Mançevski e falënderoi nënsekretarin dhe ambasadorin e Britanisë për faktin që po ndanin eksperienca nga vendi i tyre.
Ai tha se pavarësisht sfidave që lindin nga ndërrimi i qeverive, me rëndësi është që për qytetarët të vayhdojë ofrohet shërbim kualitativ.
“ Për mua sfidë ishte fakti që u caktova si ministër. Nuk kisha punuar më parë në institucion, kishte njerëz të rinj, rregulla të reja. Sfidë për ne është që qeveria të sjelli reformat e premtuara dhe shërbime cilësorë për qytetarët. Megjithatë kjo nuk mund të arrihet pa një punë të mirë ekipore. Ne duhet të gjithë të bashkëpunojmë. Ministria jonë është prijëse e reformës në administratën publike, andaj edhe synim kemi të punojmë sa më profesionalisht që të jemi shembull për ministritë tjera. E di se administratorët paguhen pak, nuk janë të motivuar, por ky është realiteti, shteti s’ka para. Andaj ajo që mund të bëjmë është ta kërkojmë motivimin në detaje të tjera, në mirësjellje, në bashkëpunim. Kështu do të ndikojmë në ekonominë e vendit, e mandej do të ketë edhe për ne edhe për qytetarët”- tha ministri Mançevski.
Të implementosh një sistem të një vendi me zhvillim të tillë si Britania, duhet më shumë se përpjekje.
Pikërisht, Ambasadori Garret, tha se kjo nuk do të ishte një sfidë e lehtë, por as e pamundur. Për reforma të tilla, duhet një lidership i fortë ,tha ai.
Evi Shkopi
Almakos.com