Joefikase, e partizuar dhe e ekspozuar ndaj presioneve politike, këto janë epitetet më të shpeshta për administratën publike në Maqedoni në disa vitet e fundit. Proceset reformuese nuk zhvillohen me shpejtësinë e duhur, kritikonin nga Komisioni Evropian. Qeveria e re, si gjitha të tjerat deri më tani, premton çlirimin e sektorit publik nga vasaliteti dhe nënshtrimi ndaj elitave politike.
Duam ta rishikojmë tërë mënyrën e vlerësimit të punonjësve në administratën publike dhe me këtë ata asnjëherë më tepër të mos jenë objekt i ndonjë presioni politik, pavarësisht se kush është në pushtet – tha Dajan Mançevski, ministër i Shoqërisë informatike dhe Administratës.
Edhe sipas profesorit Dragan Gocevski, është shumë e domosdoshme të realizohet premtimi i ndarjes së plotë të partisë nga shteti dhe ky premtim nuk guxon të mbetet vetëm deklaratë.
Departizimi i administratës nuk nënkupton vetëm ata të VMRO-së që në 11 vitet e qeverisjes së tyre kanë ndikuar si të punësohen, por edhe vetë tani t’i largojnë duart nga administrata. Nëse bëhet departizim, atëherë le të bëhet si duhet – tha Dragan Gocevski, profesor universitar.
Kryeministri Zaev paralajmëroi se nuk do të ketë largime nga administrata. Para disa muajve ministria përkatëse njoftoi se në sektorin publik rroga marrin thuajse 130 mijë persona. Ministri Mançevski dyshon se ky numër mund të jetë më i madh dhe paralajmëron revidim.
Numri i të punësuarve në administratën publike është shumë i madh, por ne si Qeveri premtuam hapjen e vendeve të reja të punës me rroga dinjitoze. Në fund të ditës, cilindo që ta largoni nga puna, sërish do duhet t’i gjeni punë në sektorin privat. Patjetër ta ulim numrin e përgjithshëm e të papunësuarve, prandaj u vendosëm për këtë hap, që të tregojmë se kur më veç e kemi këtë administratë shumë të madhe, atë mund ta riorganizojmë dhe qytetarët të jenë të kënaqur nga shërbimet që do i marrin nga administrata – theksoi Dajan Mançevski, ministër i Shoqërisë informatike dhe Administratës.
Gocevski thotë se pyetja nëse ka shumë apo pak të punësuar nuk është bardhë e zi.
Ne jemi shtet i varfër. Kështu që edhe me këtë pjesëmarrje prej 18.53% në punësimin e përgjithshëm ne ballafaqohemi vështirë që ato njerëz të kenë rroga dinjitoze. Pastaj, tek ne ende sektori publik gjeneron rrogën mesatare në Maqedoni dhe kjo është edhe një gjë e padëshiruar – tha Dragan Gocevski, profesor universitar.
Ministri Mançevski paralajmëroi se tashmë po punohet në sistemimin e 1700 personave që rrinë në shtëpi dhe marrin rroga.
Mirko Trajnovski