Veprimtari kërçovar, Gafurr Adili, thekson se me ndryshimet e sotme të Ligjit për përdorimin e gjuhëve gjuha shqipe jo vetëm që nuk është zyrtarizuar, por ende nuk ka arritur statusin juridiko-kushtetues që kishte në kohën kur Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë. Adili thotë se gjuha shqipe do të zyrtarizohet vetëm atëherë kur të ndryshojë Preambula e Kushtetutës, shkruan Gazeta Lajm.
“Ligji mbi avancimin e gjuhëve të pakicave”, ndër të cilat (sipas këtij ligji) është edhe gjuha shqipe, nuk është ligj i zyrtarizimit dhe i barazisë së gjuhës shqipe me gjuhen maqedone.
Shiheni me poshtë (valutën Zviceriane) dhe do ta kuptoni se çka dhe si realisht është zyrtarizimi dhe barazia e gjuhëve.
Zyrtarizimi dhe barazia e gjuhës shqipe me gjuhën maqedone do të arrihet vetëm kur në Preambulën e Kushtetutës së FYROM (IRJM) të shkruhet kështu:
“FYROM (IRJM) shtet i maqedonëve, shqiptarëve, turqve dhe të tjerëve”.
Shqiptarët, edhe pas 25 vitesh, nuk arritën ta rifitojnë atë qe e kishin me Kushtetutën e ish RSM-së, ne Preambulën e se cilës shkruhej (e zeza mbi te bardhe) kështu:
“Republika Socialiste e Maqedonisë është republike e maqedonëve, shqiptarëve, turqve dhe të tjerëve”, ka shkruar Adili, duke kërkuar që të mos krijohet eufori e rrejshme se gjoja gjuha shqipe është zyrtarizuar në Maqedoni, duke shtuar se valuta zvicerane mund të shërbejë si shembull konkret se çka do të thotë një gjuhë të jetë vërtetë zyrtare.