Deputeti nga radhët e BDI-së, Xhevat Ademi, në seancën e sotme për zgjedhjen e Lubomir Joveskit për prokuror të ri publik, ka thumbuar kolegët e tij të BDI-së, që kanë votuar për Marko Zvërlevskin. Ademi tha se shpreson që do të jetë krenar që voton për Joveskin, sikurse që është krenar që nuk ka votuar për Marko Zvërlevskin, kur BDI ishte në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në, shkruan Fokus. Në këtë mënyrë, Ademi ua ka djegë “me spec” kolegëve të shumtë në BDI, të cilët kanë votuar Zvërlevskin, përcjell lajmpress.com.
“Qëndrimet që i kishte Joveski si anëtar i Këshillit të prokurorëve publik japin sinjale se duhet dhënë përparësi përvojës para elanit më të madh që ndoshta do ta kishte ndonjë prokuror më i ri”, tha Ademi.