Ministri i Diasporës, Edmond Ademi Sot ka takuar zv/kryeministren dhe ministren e Jashtme të Kroacisë, njëherit edhe sekretare e Këshillit Europian, ekselencën e saj, Marija Pejqinoviç-Buriç.
“Kenaqësi e veçantë që jam ministri i parë që takohem me ekselencën e saj, pas zgjedhjes së saj si sekretare në Këshillit të Evropës.
Duke i uruar pozitën e re, dhe funksionin, shpreha mirënjohjen për ndihmën e Kroacisë, në rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, deklaroi Ademi pas takimit.
Pejçinoviq-Buriç është zotuar se do të vazhdojë ta përkrahë shtetin tonë në rrugëtimin euroatlantik dhe vlerësoi lartë punën e qeverisë tonë në këtë drejtim.




