Asaf Ademi edhe zyrtarisht ka marrë funksionin e ministrit të Kulturës. Ministri i deritanishëm Robert Allagjozovski sot ia ka lëshuar karrigen Ademit që vjen nga partia BESA, transmeton Medial.mk.
Ministri i ri gjatë pranim- dorëzimit të detyrës ka ardhur në shoqërim të aktorit Visar Vishka.
Deputetët e kanë votuar Ademin për ministër të ri në seancën e të premtes. Ndryshe, me rikonstruimin e Qerverisë është përfshirë edhe Ministria e Drejtësisë.
/Medial.mk/


