Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka akuzuar edhe një herë qeverinë se po diskriminon shqiptarët.
“Diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve po thellohet përditë nga një qeveri që po mbahet në jetë artificialisht me aparate reanimimi! Në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nga 21 punësime të reja asnjë shqiptar! ZERO!
Nuk është as gabim dhe as rastësi. Është rezultat i një politike të qëllimshme, sistematike dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore”, ka shkruar Ademi.