Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar sërish ndaj trajtimit institucional të rastit të Koçanit, e që siç thotë ai po bëhet një spin narrativ e nuk po merren me problemin thelbësor të rastit.
Ademi thotë se diskoteka ka funksionuar pa leje për punë dhe institucionet e kanë lejuar një veprimtyari të tillë duke shkaktuar tashmë edhe një tragjedi si kjo e fundit.
Reagimi i plotë:
Institucionet në vend që ta zbardhin të vërtetën duke gjetur lidhjen kauzale – lidhjen shkak pasojë, ato më shumë po interesohen dhe harxhojnë energji në krijimin e një spin narrativi që përgjegjës e bën gjithkend, vetëm institucionet aktuale jo.
Thelbi i çështjes nuk është licenca, sepse në ditën e rastit të kobshëm diskoteka nuk ka patur licencë as të vlefshme e as të falsifikuar – thjeshtë ska patur leje për punë. Çështja thelbësore është se si ka punuar pa fare leje për punë, çfarë kanë bërë institucionet për të mos lejuar që dikush në mënyrë të egër të punojë dhe të shkaktojnë rrezik për sigurinë e përgjithshme në këto përmasa.
E vërteta duhet të del në shesh! Me çdo çmim!
Data 15.09.2026
Aktuale
- Bisedimet për presidentin e Kosovës pezullohen deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese
- Nesër, shkollat e Prishtinës nisin vitin me një orë kushtuar UÇK-së dhe historisë së luftës për liri
- FOTOLAJM/ “Na bllokon online, na gjen në shesh!”- Pankartat nga protesta e 108-të, qytetarët mesazh Ramës: Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?
- Ish-komandanti Hoxha në Shkup: UÇK-ja nuk ka bërë krime, procesi në Hagë është i montuar – Presim lirimin e tyre
- Vendimi i Hagës/ Pas SHBA-së e Francës, Britania e Madhe lëshon udhëzimin e emergjencës për Kosovën: Ruani distancën nga demonstratat
- Alarm në Ohër: 32-vjeçari nga Shkupi zhduket në Liqenin e Ohrit
- Seanca dëgjimore për sfidat e Ballkanit Perëndimor: Çfarë pritet nga zyrtari i Departamentit të Shtetit
- Përgatitjet për shpalljen e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët”




