Vetëm një foto tregon gjithë dhimbjen që po përjeton populli turk dhe sirian pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën këto dy vende – një baba që mban për dore vajzën e tij 15-vjeçare, e cila është varrosur nën rrënojat e një ndërtese të shembur.
Adem Altan, fotograf me 40 vite përvojë pune, 15 prej të cilave për agjencinë botërore AFP, u largua menjëherë nga Ankaraja pas tërmetit dhe shkoi në vendet e prekura nga tërmetet shkatërruese. Fillimisht shkoi në Kahramanmaras, ku e takoi Mesut Hancer./Lajmi i plotë.