Ç’është demokracia?
Kjo ishte pyetja me të cilën e filluan punëtorinë e sotme drejtuesit në Këndin Amerikan Maqedoni (KAM). Në tavolinën e vendosur në mes të sallës, kishte edhe vende boshe, sepse numri i të rinjëve pjesmarrës nuk ishte i lartë. Megjithatë kjo pyetje e parashtruar bëri që cdonjëri të thonte atë që mendonte, pikërisht kjo është edhe një nga vlerat e demokracisë.
“Të jemi të barabartë”, të jemi të njejtë”,” të jemi të ndyrshëm”, të zgjedhim drejtuesit”,” të kesh identitet”,” të japim dhe të kërkojmë llogari për veprat që na prekin të gjithëve”etj.
Të gjitha këto fjali të thëna nga individët të ndryshëm, me vëte mbeteshin vetëm një fjali në tabelë, por kur të gjithë thanë dicka, atëherë kjo bëri të ndërtohej skema e demokracisë.
Kjo të bën kuptosh edhe më mirë se nuk është një individ që i jep formë një institucioni, një kombi, një populli, por shumë të till.
Qëllimi i kësaj pyetje siç thanë drejtuesit e “ American Corner Macedonia” (ACM), është që të zbulojë çdonjëri nga ne atë që di dhe të tjerët të kuptojnë se” Cfarë është demokracia për ty”.
Një pjesë të së shtunës pra, vendosëm ta kalonim në këtë atmosferë pozitive, informuese dhe bashkëpunuese, ku më pas çdonjëri do të vizatonte një karikaturë për një temë të caktuar.
Kornelija Koneska nga “ OSTEN”, për Almakos tha se karikatura ka fuqinë e magjishme që e karakterizon artin, për të përcjellë mesazhe në një mënyrë të përsosur dhe shumë domethënëse.
Sot në ACM ishte i pranishëm ishte edhe artisti Dragan Popovski, i cili më pas, prezantoi këndvështrime të ndryshme për karikaturën.
Në kuadër të kohës që kaluam në Këndin Amerikan, u zhvilluan edhe shumë lojëra, të cilat në vete në një mënyrë mjaft interesante, kishin përcjelljen e njohurive të reja, të ndihmës për të njohur veten, të krjimit të raporteve miqësore mes njerëzve të ndryshem dhe të ngjashëm mes veti.
Ky ishte vetëm fillimi.
Në ditët në vazhdim do të ketë informacione për aktivitetet që do të ndërmerren për punime që do të shpalosen. Madje në faqen osten4art.net janë të paraqitura shumë punime, nga shumë artistë, të cilat mund t’i votoni, ndërsa të njejtat do të shpalosen në një ekspozitë më datë 4 Korrit, ndryshe, ditë e pavarësimit ë Amerikës.
Koha e kaluar në ACM ishte vërtet e këndshme për stafin tonë, në aktivitetin e rradhës pse jo, mund të merrni pjesë edhe ju.
Evi Shkopi
Almakos.com