Lëvizja Vetëvendosje e cila të dielën e voton, kryetarin e saj Albin Kurti si mandatar për kryeministër thotë se e ka seriozisht formimin e Qeverisë së re
Deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi tha për RTV21 se besojnë se i kanë numrat për Qeverinë re dhe se sipas tij, kusht i vetëm që vendi të ketë një qeveri dhe një stabilitet politik është votimit i Kurtit në krye të saj.
“Se a kemi përnjëmend këtë pune konsideroj se të vetmin që e kemi përnjëmend këtë punë është LVV-ja. E vetmja qeveri qe i duhet aktualisht Kosovës është një Qeveri e LVV-së. Vazhdojmë me qenë subjekti i parë dhe më i fuqishëm në vend dhe kusht i vetëm për me pas një qeveri dhe një stabilitet politik është votimit i kryeministrit Albin Kurti në krye të saj dhe çfarëdo votimi tjetër jashtë LVV-së është përfshirje e Beogradit direkt në punë të brendshme të Kosovës dhe bërje hisedarë të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës. Ne besojmë se i kemi numrat, synojmë me kriju qeverinë me të gjithë ata që janë të interesuar për me pas një stabilitet Kosova. Jemi në diskutim me deputetë të ndryshme me subjekte të ndryshme politike dhe besoj së fund do ta kemi një qeveri. Po patjetër që po, Nisma e ka ofertën tonë dhe me Nismën diskutojmë por edhe me të tjerët. Nëse arrijmë me gjet një gjuhë të përbashkët ne jemi të gatshëm të shkojmë tutje”, tha Abrashi.
Abrashi bëri të ditur se përveç me Nismën Socialdemokrate janë në diskutim edhe me deputetë të partive të tjera ish-opozitare por nuk përmendi emra.
“Nuk mund të veçoj emra të veçantë të deputetëve por do të ketë diskutime edhe me deputetë të caktuar të cilët tashmë e kanë parw se qëndrimi bllokues i partive të tyre s’çon askund dhe kanw nisur të rrefkëtojnë. Uroj që ky reflektim i tyre manifestohet edhe me votë për qeverinë Kurti”, tha Abrashi për RTV21,
Abrashi tutje shtoi se nuk ka asnjë pengesë për vazhdim të fazës për formimin e Qeverisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe shumicës së anëtarëve të kryesisë së Kuvendit.
I pyetur nëse Gjykata kushtetues vendosë në favor të kërkesës së Listës Serbe dhe konstaton se nuk ka konstitutim të Kuvendit, dhe vendimi do të publikohej pas votimit të mandatarit nga LVV-ja, Abrashi tha se “atëherë Gjykatat Kushtetuese do ta bënte hisedarë Listën Serbe në Kosovë. Gjykata Kushtuese do të shkaktonte një precedent të rrezikshëm që në të ardhëm kush e di se si do rrefkëtojë në vetë mirëqenin e shtetit të Kosovës. Uroj që kjo të mos ndodh”, tha Abrashi.