Abil Baush ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve, duke thënë se qytetarët nuk ia kanë dhënë votën VLEN-it si shpërblim, por si ndëshkim për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe koalicionin e tyre.
“Ky popull nuk ia ka dhënë votën VLEN-it, nuk i ka shpërbly, por e ka dënu Bashkimin Demokratik për Integrim edhe koalicionin. I ka dënu,” – tha Baush në emisionin Zoom, përcjell Almakos.
Sipas tij, qytetarët kanë reaguar ndaj politikave të vjetra që janë përsëritur për dy dekada me radhë.
“Po i ka dënu për arsye se këto salltat që bëheshin, edhe mendoni se kjo e njëjta politikë njëzet vjet do të vazhdojë. Hajt tash po pajtohemi për një qëllim shumë më të madh, pastaj prapë ndahemi – pra nuk shkon kjo,” u shpreh Baush.
Ai shtoi se njerëzit sot kanë nevoja bazë dhe presin punë konkrete, jo premtime.
“Njerëzit kanë nevoja bazë. Unë po e bëj këtë në vend tënd, atë që ti nuk mund. Kjo nuk është shpërblim, kjo është dënim për dikë tjetër,” theksoi ai.
Baush paralajmëroi se edhe forcat e reja politike mund të ndëshkohen nëse ndjekin të njëjtin model.
“Do të vijë dita edhe këta do të dënohen, nëse vazhdojnë, sepse ky popull ka fillu të maturohet,” tha ai, duke shtuar se kjo pjekuri politike shihet më qartë te gjeneratat e reja.