Gazetari dhe profesori Abedin Ismaili ka dalë në përkrahje të protestave të studentëve që do të mbahen nesër në Shkup, duke reaguar ndaj sulmeve dhe standardeve të dyfishta në diskursin publik.
Ismaili e cilëson si të ulët dhe të papranueshme sulmin ndaj një studenti vetëm pse perceptohet si i afërt me një figurë publike, si ambasadori i Shqipërisë. Sipas tij, kjo qasje nuk i shërben askujt dhe dëmton klimën akademike e shoqërore.
Në vijim shkrimi i plotë i Ismailit:
Sa e ulët dhe e papranueshme më duket që të sulmohet një student vetëm pse perceptohet si i afërt me një figurë publike si ambasadori i Shqipërisë. Kjo lloj qasjeje nuk i shërben askujt.
Ironikisht, këta të njëjtët njerëz që kritikojnë për “afërsi” me ambasadorin e Shqipërisë me të pa rreth Ambasadës së Beogradit ndryshe veprojnë fillojnë me respekt, vazhdojnë me vardisje e përfundojnë me jargitje, pasi të shohin si “njeri të fortë”. Mjerimi brina nuk ka, kështu duket!
Prandaj, duhet më shumë parim dhe integritet, e më pak hipokrizi dhe standarde të dyfishta në këto çështje.


