Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka dënuar plagosjen e të rinjve në Shtërpcë, gjatë ditës së premte.
Abazoviq, siç raporton RTCG, media në Malin e Zi, u ka bërë thirrje palëve që të punojnë në promovimin e paqës, derisa tha se zgjidhja e problemit qëndron në dialog dhe marrëveshje.
“Në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe emrit tim, dënoj fuqishëm plagosjen e djemve dhe të rinjve të pafajshëm në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë fqinjëve tanë që të përmbahen nga çdo dhunë. Zgjidhja e çdo problemi qëndron në dialog dhe marrëveshje.” – ka thënë ai.