Shkrimtari, poeti dhe tekstshkruesi, Abaz Selmani ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në dy parlamentet, ato në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ku mërgimtarët po trajtohen si “mollë” sherri, transmeton Almakos.
Ky është reagimi i plotë i Abaz Selmanit:
Brenda disa ditëve në Republikën e Maqedonisë së veriut dhe në Republikën e Kosovës në parlamentet përkatëse “mollë” sherri janë bërë mërgimtarët. Në RMV nuk i duan që ti regjistrojnë ndërsa në RKS nuk i duan të votojnë. Çuditërisht athua pse? Mërgimtarët na duan, na mbajnë gjallë ,na ndihmojnë por prap as Maqedonia e veriut e as Kosova nuk i don.
Pse aq shumë kanë frigë nga mërgimtarët?
Përgjigja është e thjeshtë, ata e dinë cfar do të thotë të jetosh në një vend te lirë dhe demokratik pa korrupsion pa nepotizëm, andaj ata e duan të tillë ta shohin Atdheun e tyre. Në RMV dihet qartë se mērgimtarët ua prishin numrat dhe me atë ua prishin rehatinë dhe strofullogun mafis poltike. Dihet qartë se mërgimtarët janë faktori kyç i ndryshimit politik në RMV.
Në RKS është dhe më tragjike të gjithë janë shqiptar( opozita) dhe ju pengon qe mërgintarë të marrin pjesë zgjedhje, opozita në Kosovë e din shumë mirë kush e solli ndryshimin andaj dhe ja ka frigën mërgimtarëve sepse ata gjithmonë do të votojnë kundër hajnisë. Kur jemi në vështirsi i thirrim mërgintarët ,nëse kemi rast vdekje mërgintarët, darsëm prap mërgintarët, për humanitet mërgimtarët Luftën mërgimtarët,remitencat e tyre qindra milionëshe prap mërgimtarët, e kur vjen puna tek ne ( parlamenti) duan të ua mohojnë të drejtën njerëzore për të votuar.
Mërgimtarët shqipëtarë jan shumë të lidhur më vendlindjet e tyre, kan shtëpitë e tyre dhe Tokat tona jan njësoj sa të tonat aq edhe të tyre.
Mërgimtarët janë të parët për çdo gjë pa ta skemi të gjallë.
Nëse politikanët lakmitar , hajna e kriminela nuk ju duan, ta dini mirë se populli Shqiptar ju donë shumë./Almakos/