Jemi të njoftuar me rastin skandaloz ku një i ashtuquajtur mjek në
spitalin e Tetovës, Arben Esati, ka marrë aq guxim, saqë ka
kërcënuar me jetë disa gazetarë nëpër redaksi të mediave.
Për fat të keq kjo qeveri ka krijuar kushte shumë të vështira për
punonjësit mediatik, duke mos u ofruar sigurinë e nevojshme, me këtë
u ka dhënë zemër çiftit të “mjekëve” që të kërcënojnë
çdokënd pa asnjë drojë.
E ftojmë urgjentisht Ministrinë e Punëve të Brendshme që të reagoj
ndaj këtij rasti, po ashtu edhe Prokurorinë, që sa më shpejtë të
ndërhyjnë e ta zgjidhin sa nuk është bërë vonë.
Alternativa gjithnjë është në mbrojtje të vlerave demokratike, ndaj
për ne liria e shprehjes dhe funksionimi i mediave në kushte normale
është një gjë e pacënueshme.