Ndonëse një kohë më të gjatë, brenda kampit politik të BDI-së jemi dëshmitar të pakënaqësive të shumta, të cilat individ dhe grupe kohë pas kohe i shprehin në forma të ndryshme, së fundi gjithnjë e më të shprehura janë lëvizjet dhe mesazhet që transmetohen nga Kuvendi republikan.
Siç ka paralajmëruar edhe më herët, nënkryetari i partisë së Ahmetit, Izet Mexhiti, nuk mbështeti shtyerjen e regjistrimit, duke votuar kundër në seancën e të premtes. Ky votim ndryshe nga partia rallë ka ndodhur në historinë 30 vjeçare të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Andaj, kjo lëvizje hap shumë dilema në mesin e analistëve dhe funkcionarëve partiak, shkruan Almakos.
Kujtojmë se paraprakish, Mexhiti dorëzoi pozitën e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së duke shprehur: “Dua të jem më i lirë që të veproj sipas bindjeve të mia”. Qarqe të ndyshme politike brenda pozitës dhe opozitës këtë lëvizje të votimit “kundër” bindjeve të partisë e konsiderojnë si një hap drejt afrimit të qëndrimeve me opozitën shqiptare të udhëhequr nga Afrim Gashi dhe Ziadin Sela./Almakos