Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në rrjetet sociale ka shpërndarë një shkrim për zgjedhjet presidenciale, përcjell TV21. Spasovski shkruan se ambiciet personale nuk janë me rëndësi për momentin, por që me rëndësi është që të ketë zgjedhje fer dhe demokratike, flet për Frontin Europian, ndërsa në fotografinë e tij është i nënvizuar shkrimi “Kandidati presidencial”.
“Fronti pro-evropian, koalicioni pro-evropian është sigurisht diçka që do të përfaqësonte vlerë shtesë për vendin dhe për përparimin e vendit, sepse është shumë e rëndësishme se cili koncept praktikisht do ta udhëheqë RMV-në në periudhën e ardhshme. Është e rëndësishme që të ketë zgjedhje të drejta, demokratike, zgjedhje që do t’u mundësojnë qytetarëve të marrin vendim se ku e shohin RMV-në në periudhën e ardhshme”, shkruan mes tjerash Spasovski.
